Pjesë të mëdha të Austrisë u goditën përsëri në fundjavë nga stuhitë e mëdha, siç raportoi The Local, përcjell albinfo.ch.
Në Graz disa pjesë të qytetit u përmbytën, gjithashtu kishte pemë të shkulura pas një stuhie në mbrëmje.
Tiroli, zona e Insbrukut, u prek shumë, bodrumet u përmbytën dhe pemët gjithashtu u shkatrruan.
Në Salzburg, Austria e Poshtme dhe Vorarlberg, pati të reshura dhe erë të fortë deri të shtunën mbrëma, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.