Komiteti Olimpik shqiptar, duke përcjellë suksesin e atletes shprehet se ajo është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Gega ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.
Ky është një rezultat fantastik për Shqipërinë.
Veliaj: Për herë të parë në histori
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, postoi një foto me atleten Gega duke e uruar për arritjen.
“Super goca jonë Luiza Gega këtë mëngjes – për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpikeve me vajzat më të shpejta të botës! Të mërkurën finalja e madhe! Forca!”, shprehet Veliaj, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Kushi: Zemra mal për Luiza Gegën
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, përshëndeti suksesin e arritur nga atletja Luiza Gega.
“Zemra mal për Luiza Gegën me rezultatin e saj të jashtëzakonshëm në Tokio 2020 dhe i urojme të gjithë shumë suksese në finale!”, shkruan Kushi.