Qindra persona të pastrehë, përfshirë azilkërkues, pushtuan sheshin “Place des Vosges” në qendër të Parisit për të kërkuar strehim.
Sipas drejtuesve të organizatave mungesa e një strehimi është përkeqësuar në qytetet me popullsi emigrante si Parisi, Calais dhe Rennes.
Jean-Baptiste Eyraud, zëdhënës i një organizate, tha se ligji francez i garantonte çdo personi të drejtën e strehimit derisa të gjendej një zgjidhje më e qëndrueshme.
Grupi po i kërkon qeverisë të përdorë pronat private dhe publike për të krijuar strehim dinjitoz për njerëzit e pastrehë.
Një grua kongoleze e pastrehë rrëfen se telefonon në linjën e urgjencës për të gjetur një shtrat vetëm për të kaluar natën, por duhet të largohet ditën tjetër.
Shumë prej emigrantëve kanë mbërritur në Francë nga Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Azia, për të shpëtuar nga luftërat dhe varfëria./euronews