Në Shqipëri janë rikthyer vdekjet nga COVID-19, pas më shumë se një muaj pa asnjë fatalitet.
Në të dhënat e fundit që bën publike Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se ka humbur jetë një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar.
Rasti i fundit me vdekje nga koronavirusi në Shqipëri ishte shënuar më 26 qershor.
Që prej nisjes së pandemisë, në Shqipëri ka pasur 2 457 humbje jete nga COVID-19.
Sa u takon rasateve të reja, nga kryerja e 3 316 testime, kanë rezultuar të prekur 30 persona.
Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa vihet re një rritje e rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke e çuar numrin në 17 pacientë.