Pak minuta më parë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik të Kroacisë jane nisur nga Sllavonski Brod drejt Kosovës.
Arkivolet me trupat e pajetë janë nisur në rrugë tokësore nga Kroacia, derisa pritet që në Kosovë të arrijnë gjatë ditës së nesërme, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë që për kohën e varrimit ende nuk janë dhënë detaje. Ndërsa bashkë me viktimat dhe të lënduarit që tashmë janë nisur, në Kosovë sonte pritet të arrijnë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveqla dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media në orën 23:00, ku pritet të japë detaje.