Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante tretës kimikë, deklaruan autoritetet e qytetit.
Pesë punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 16 të plagosur, katër prej tyre me plagë serioze, pas shpërthimit që ndodhi në një cisternë, në orën 09:30.
”Zjarrfikësit u vonuan derisa të çaktivizonin një kabull elektrik”, theksuan autoritetet e qytetit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Forcat e policisë mbyllën autostradën aty pranë dhe u kërkuan banorëve të mbajnë rrugët të lira për shërbimet e urgjencës