Edhe kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.
Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020.
Fitoren e Gjakovës e kanë uruar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe disa fytyra publike në vend.
