Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e artë në Tokyo 2020.
Nora Gjakova mposhti në finale të kategorisë deri në 57 xhudisten Sarah Leonie Cysique.
Xhudistja e njohur shfaqi formë të mrekullueshme në Lojërat Olimpike dhe arriti të sigurojë medaljen e dytë të artë për Kosovën në Tokio.
Këtij suksesi iu gëzuan populli shqiptar mjaft shumë, duke bërë që edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, të urojë Norën në rrjete sociale.
“Edhe një medalje e artë për Kosovën!! Bravo Nora Gjakova”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
