Mediumi kroat Dnevik.hr ka rindërtuar në versionin 3D aksidentin e autobusit nga Kosova i cili u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë.
Ilustrimi është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.
Bazuar në po këtë ilustrim pasi kishte kaluar në zonën e gjelbëruar, autobusi i pasagjerëve ishte rrokullisur.
Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.