“Është e mundshme të paraqitet edhe një valë e re e infeksioneve sikurse kjo që është e pranishme në këtë periudhë, prandaj do të duhej të bëhet vaksinimi sa më masiv. Vala e cila do të vijë do të jetë me gjasë me një intensitet më të ulët në kuptimin e pacientëve të shtrirë dhe humbjen e jetëve të pacientëve”, deklaroi Vishaj.
Ndërkaq, ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve nga Coronavirus në Kosovë, sipas tij, arsyeja pse kjo po ndodh është ardhja e mërgatës në Kosovë.
“Këto ditët e fundit në Evropë është paraqitur forma e COVID-19 ‘Delta’, e cila është me një numër shumë më të madh në Britani, prandaj rritja e numrit të pacientëve në botën perëndimore mund të sjellë edhe rritje te ne, veçanërisht tash me ardhjen e mërgatës”, theksoi drejtori i Infektivës, përcjell Albinfo.ch.