Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa milionë dozash të vaksinave kundër koronavirusit në shtete të tjera këtë javë.
Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve, raporton CNN.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 56% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.