Është ngritur flamuri i Kosovës në Japoni, Distria stoliset me medalje të artë, transmeton albinfo.ch.

Sot, Distria Krasniqi ka marrë medaljen e artë në kategorinë -48 kg në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Distria arriti ta mposhtë japonezen Funa Tonaki, me të cilën ishte ndeshur edhe më parë në Doha Masters.

Në fakt, Tonaki ishte e rrezikshme, por Krasniqi arriti që me një lëvizje “Waza-Ari” ta mposhtë japonezen para përfundimit të kohës së rregullt.
Distria arriti ta fitojë medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në histori të Kosovës.