Bëhet e ditur se ka filluar gara e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në arenën Nippon Budokan tashmë po zhvillohen meçet e raundit të parë kualifikues në kategorinë deri 60 kilogramë te meshkujt dhe në kategorinë deri 48 kilogramë te femrat, përcjell albinfo.ch.

Distria Krasniqi e ka nisur me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, Distria e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoi me hedhje të bukur për Ippon. Rrethin e parë Distria Krasniqi e kaloi pa luftë.
Pas çerekfinales, Distria Krasniqi ka kaluar edhe një pengesë në Lojërat Olimpike. Ajo në arenën Nippon Budokan në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin. Meçi çerekfinal i kategorisë deri 48 kilogramë u vendos fare shpejt, për 19 sekonda.

Distria Krasniqi, që është bartësja e parë, tashmë është në gjysmëfinale. Pra ka arritur në zonën e medaljeve.
Krasniqi është e para prej sportistëve të Kosovës që garon në Tokio 2020.
Urantsetseg Munkhbat e Mongolisë është kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Distria ka shkëlqyer në dy luftërat e deritashme në kategorinë deri 48 kilogramë, në Nippon Budokan të Tokios.