Lajmi u bë me dije për Reuters nga një zyrtar i lartë francez, i cili sqaroi se ky ishte njër ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin.
“Ai ka disa numra telefoni. Kjo nuk do të thotë se është spinuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, tha se protokollet e sigurisë së presidentit po ndryshojnë pas incidentit me Pegasus.
Aktivistë, gazetarë dhe avokatë përreth botës janë shënjestruar me një virus telefonik, duke rënë pre e përgjimeve. Akuzat lidhur me programin e njohur si “Pegasus”, u raportuan nga Uashington Post, The Guardian, Le Monde dhe 14 media të tjera prestigjioze përreth botës. Sipas tyre, virusi infektonte pajisjet iPhone dhe Android duke u mundësuar operatorëve të kopjojnë mesazhe, fotografi, emaile, regjistruar telefonata dhe aktivizuar mikrofonët në mënyrë sekrete. Megjithatë kompania izraelite nuk pranon ndonjë shkelje.