Presidenti federal Guy Parmelin vizitoi të enjten pasdite shërbimet e emerrgjencës në qytetin e Lucernit në luftën e tyre kundër përmbytjeve. Atioj iu tregua situata në terren dhe ju shpjeguan masat që duheshin marrë kundër përmbytjes, raporton srf.ch.
Presidenti Federal është pritur nga dy këshilltarët e qeverisë së Lucernit Paul Winiker (SVP) dhe Fabian Peter (FDP) si dhe nga inspektori i brigadës së zjarrfikësve, Vinzenz Graf.
Është evidente që gjithçka ishte e organizuar mirë, tha Guy Parmelin në Reuss, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast dëshiron të falënderojë të gjitha shërbimet e emergjencës për përkushtimin dhe solidaritetin e tyre të treguar .
Pasi inspektoi pikat nevralgjike në Lucern, Paremlin ka vazhduar për në Aesch, në Liqenin Hallwil për të marrë një ide mbi përmasat e përmbytjeve.
Presidenti Parmelin ishte më parë në Biel, ku shqyrtoi shkallën e përmbytjes. Ai me këtë rast ka shkruar në Twitter se e ka parë se sa kritike ishte situata atje.