Policia e Durrësit ka bërë me dije se më 13 korrik një shtetas serb ka gjetur vdekjen në plazhin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 në lagjen nr.13, Durrës.
Mediat raportojnë se pushuesi me inicialet M.S 43 vjeç është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.