Vitia është tronditur nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vitisë, përballë Shkollës së mesme.
Mediat kosovare mësojnë se viktima është A.R.
Raportohet se i riu jetonte në Zvicër, para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë, kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.