Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të mbajë një fjalim të hënën, ndërsa frika në vend për një valë të re të coronavirusit është shtuar nga varianti i ri Delta, një version më ngjitës i COVID-19.
Ky variant i ri, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, tani është virusi më i shpeshtë që ka infektuar rastet e reja të identifikuara në Francë.
“Bazuar në statistikat e fundit, mendojmë se po futemi në një valë të re epidemike”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran.
Sipas autoritetete të shëndetësisë, numri i të sëmurëve me COVID-19 të shtruar në spital ka një prirje rënëse, por rastet e reja po shtohen dita-ditës. Të dielën, Franca raportoi 4,256 raste të reja, krahasuar me javën e kaluar, kur rastet shënonin 2,549.