Kampionati Evropian “Euro 2020” përfundoi, ku Italia u kurorëzua si më e mira e kontinentit, shkruan albinfo.ch.
Leonardo Bonucci u zgjodh më i miri i finales, pasi shënoi golin e barazimit ndaj Anglisë dhe shënoi njërën nga penalltitë.
Gianluigi Donnarumma u zgjodh Lojtari më i mirë i turneut, duke ndihmuar Italisë të fitojë Evropianin.
Shënuesi më i mirë u zgjodh Cristiano Ronaldo me pesë gola dhe një asistim, ndërsa Patrick Schick kishte pesë gola.