Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dënimit prej 10 vjet burgim që iu shqiptua një ish-polici serb për dhunime seksuale.
“Një hap i rëndësishëm, pasi që ky është i pari rast që është dënuar një polic serb për dhunim seksual”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka kërkuar drejtësi edhe për gratë e tjera që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Por, të mos harrojmë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.