Sot, në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë është vendosur busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në Budapest.
***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit, në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë, Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.
Busti dhe piedestali tashmë është ngritur në mes të parkut të gjelbëruar, në një ceremoni inaugurimi, sot, më 5 korrik, në Budapest. /Albinfo.ch
