FC Ilira Solothurn ka arritur edhe një sukses. Skuadra shqiptare ka fituar Kupën e Solothurnit.
Ilirianët në finale kanë shënuar fitore ndaj Biberist me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch. Një sukses i madh për skuadrën shqiptare.
Në finale kishin përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë që kishin ardhur t’i përkrahin.
Kujtojmë se në vitin 2016, kuqezinjtë kishin fituar Kupën e Kantonit të Solothurnit dhe ishin ngjitur në Ligën e Dytë Inter-regjionale.


