Nga 12 korriku mbajtësit e një certifikate Covid-19 në Zvicër do të jenë në gjendje të marrin një kopje të dokumentit pa ndonjë të dhënë në lidhje me shëndetin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Kjo certifikatë e re, e njohur vetëm në Zvicër, do të jetë e disponueshme vetëm në format dixhital.
“Kjo kopje thjesht tregon se ekziston një certifikatë e vlefshme”, pa zbuluar ndonjë informacion të ndjeshëm mjekësor dhe duke siguruar mbrojtje të të dhënave, tha Këshilli Federal. /Albinfo.ch
Për më shumë detaje, klikoni linkun më poshtë:
https://www.admin.ch/gov/en/start/documentation/media-releases.msg-id-84262.html