Zvicra mposhti kampionin e botës, Francën, për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky ishte suksesi më i madh në histori të futbollit zviceran, duke kaluar në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Evropës.
Ylli shqiptar, Granit Xhaka, shkëlqeu ndaj Francës, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes nga UEFA.org për sfidën Zvicra-Franca, shkruan albinfo.ch.
Granit Xhaka sonte në shifra #FRASUI
92% saktësi pasimesh
17 hyrje në ⅓ të rastit
8/8 pasime të gjata
5 rekuperime topi
3 raste të krijuara
3 faule të fituara
3 topa të ndërprerë
2/2 pasime të thella të sakta
2 duele ajrore të fituara
2 pastrime sulmi
1 bllokadë
1 asistim