Zvicra nuk është dorëzuar dhe ka barazuar rezultatin ndaj Francës në 3:3.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Haris Seferoviq me kokë pas asistimit nga Zuber në minutën e 15-të, shkruan albinfo.ch.
Zvicra ka mundur të dyfishojë shifrat në minutën e 54-t sikur Ricardo Rodriguez të shënonte nga penalltia. Franca e ndëshkoi shpejt me dy gola për katër minuta nga Karim Benzema.
Në minutën e 75-ta, Paul Pogba shënoi një super gol për 3:1, por Zvicra nuk u dorëzua, ku Seferoviq shënoi sërish me kokë në minutën e 81-të. Zvicra vazhdoi me sulme dhe Gavranoviq shënoi në minutën e 85-të, por ishte në pozitë jashtë loje. Por, në minutën e 90-të, Gavranoviq nuk ishte në pozitë jashtë loje dhe shënoi për 3:3.