Gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha qendrat e vaksinimit në vend janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë thotë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Qytetarët edhe sot janë vaksinuar në qendrën “1 Tetori” në kryeqytet.