Situata epidemiologjike e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut paraqitet e stabilizuar, madje shifrat dëshmojnë se kurba e infektimit ka shfaqur prirje rënëse.
Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj thotë se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjashtë raste pozitive dhe asnjë humbje jete.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer 3147 teste, ndërsa katër pacientë janë shëruar duke e çuar këtë shifër në 149.950, që nga fillimi i epidemisë.
Qyteti më i prekur nga epidemia është Shkupi, i cili raporton numrin më të lartë të viktimave. Deri tani në Maqedoninë e Veriut 5484 kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.