Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka sqaruar sot mënyrën e udhëtimit për turizëm drejt Austrisë. Ndryshe nga njoftimi që dha Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës një ditë më parë, sipas të cilit Austria heq gjitha kriteret e udhëtimit, Ministria e Jashtme thotë se nga data 24 Qershor, shqiptarët mund tё udhëtojnë drejt Austrisë pёr çdo arsye, pra edhe për turizëm.
Sipas Ministrisë, përpara udhëtimit pasagjerët duhet tё jenё tё pajisur me Test PCR negativ të 72 orëve të fundit ose test antigen negativ të 48 orëve të fundit, certifikatë vaksinimi ose certifikatë shërimi të lëshuar nga institucione të autorizuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjell albinfo.at
Austria do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe Sinopharm, por jo Sinovac që aplikohet në Shqipëri.
Për informata më të hollësishme, klikoni në këtë faqe të autoriteteve austriake.
https://www.bmeia.gv.at/…/coronavirus-covid-19-und-reisen/
https://www.sozialministerium.at/…/FAQ-Einreise-nach…