Zvicra të dielën mundi Turqinë 3:1, të hënën mësoi se u kualifikua në 1/8 e finales, kurse sot ka mësuar kundërshtarin e radhës në Euro 2020, shkruan albinfo.ch.
Pas të gjitha ndeshjeve në grupe, u mësua se Franca do të jetë kundërshtarja e radhës.
Një ndeshje aspak e lehtë përballë kampionëve të botës. Takimi do të zhvillohet të hënën mbrëma nga ora 21:00.