Është bërë e ditur se Austria ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 qershor 2021, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit:
1) Asnjë kriter testi,
2) Asnjë kriter vaksine,
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë.
Vlen të theksohet se i vetmi kriter, duke iu lutur qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Pasagjerët që janë tranzitë në Austri, iu lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19 që ka destinacioni final i mbërritjes. /Albinfo.ch