Dafina Berisha është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova, e cila kandidon në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator për një vend në Parlamentin e Gjermanisë, të njohur si Bundestag.
Ajo është pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Landin e Hamburgut.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përcjell albinfo.ch.
“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë më 26 shtator 2021! Suksese Dafina!”.