Dita e martë është e rezervuar për Grupin D të Kampionatit Evropian.
Nga ora 21:00 do të përballen Republika e Çekisë me Anglinë dhe Kroacia me Skocinë, shkruan albinfo.ch.
Çekia dhe Anglia kanë grumbulluar nga katër pikë. Fitorja e kualifikon secilën kombëtare, kurse barazimi i kualifikon dy skuadrat.
Ndërkohë, Skocia dhe Kroacia kanë mbledhur nga një pikë, prandaj fitorja është e obliguar për tu kualifikuar tutje.
Ndeshjet në grupe do të zhvillohen deri të mërkurën, ku do të vendoset se kush do të jenë 16 kombëtare që do të luajnë në 1/8 e finales.
Dy kombëtaret e para kualifikohen tutje dhe katër vendet më të mira nga vendet e treta nga gjithsej gjashtë grupe.