Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez, Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e fundit të kryeminsitrit në Bruksel dhe për, siç e quan Kurti, kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
“Temat ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Francës”, thuhet në komunikatë.
Sipas zyrës së kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.