Zvicra ka zhvilluar dy ndeshje në Kampionatin Evropian, por Xherdan Shaqiri ende nuk ka shënuar.
Ai mund t’u bashkohet bashkohet Cristiano Ronaldos, Ivan Perisiqit dhe Romelu Lukaku nëse shënon ndaj Turqisë.
Të tre lojtarët kanë shënuar në katër ngjarje madhore radhazi: Kupa e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani, Ronaldo dhe Lukaku kanë shënuar nga dy gola, ndërsa Perisiq shënoi ndaj Republikës së Cekisë.
Tashmë sytë janë te Shaqiri nëse do të shënojë ndaj Turqisë, apo në fazat e ardhshme nëse kualifikohet Zvicra.
Only three players have scored at the 2014 World Cup, 2016 Euros, 2018 World Cup and 2020 Euros:
?? Cristiano Ronaldo
?? Romelu Lukaku
?? Ivan PerišićXherdan Shaqiri is the only player that can still join them. pic.twitter.com/68u0ZVWS46
— William Hill (@WilliamHill) June 18, 2021