Autoritetet në metropolin rus kanë regjistruar 9,120 raste të shtunën – numër ky më i madhi, që nga fillimi i pandemisë. Rekordi para tij ishte arritur një ditë më parë me rreth 9,000 infeksione, shkruan srf.ch.
Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergej Sobjanin, pothuajse 90 për qind e sëmundjeve nga Covid tani i referohen variantit veçanërisht ngjitës “Delta”, të virusit.
Për shkak të situatës dramatike, Moska ka forcuar përsëri kufizimet e koronës, transmeton albin fo.ch. Ngjarjet e mëdha, për shembull, ishin të kufizuara në 1,000 njerëz dhe ambienti i tifozëve për Kampionatin Evropian të Futbollit është mbyllur.
Përveç kësaj, një numër i kompanive janë detyruar të zbatojnë normën e vaksinimit prej 60 për qind, të punonjësve të tyre.