Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit të xhiros së dytë në grupe të Euro 2020, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja e parë do të jetë mes Hungarisë dhe kampionëve të botës, Francës nga ora 15:00. Franca mundi Gjermaninë dhe është favorite për të triumfuar në këtë Evropian, kurse hungarezët pësuan 3:0 nga Portugalia.
Kampionia e Evropës, Portugalia ballafaqohet me Gjermaninë. Portugezët të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo do të mundohen të shënojnë fitore dhe të kualifikohen tutje, ndërsa gjermanët pas humbjes nga Franca, duan pikët e para. Ndeshja fillon nga ora 18:00.
Takimi i fundit për sonte, zhvillohet nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Polonisë, që nuk e nisën mirë këtë Evropian. Spanjollët barazuan pa gola ndaj Suedisë, kurse polakët pësuan 2:1 nga Sllovakia.