Kampionati Evropian po dhuron ndeshje mjaft interesante. Sot do të zhvillohen tri ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Suedia që barazoi pa gola me Spanjën në ndeshjen e parë, do të ballafaqohet me Sllovakinë që mundi Poloninë 2:1. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00. Sllovakët me fitore do të kualifikoheshin tutje.
Kroacia kërkon fitoren e parë pas humbjes nga Anglia, ndërsa përballet me Republikën e Çekisë. Kjo e fundit mundi Skocinë 2:0. Sfida do të zhvillohet nga ora 18:00.
Derbi britanik zhvillohet mes Anglisë dhe Skocisë nga ora 21:00. Anglezët duan fitoren dhe kualifikimin, kurse për skocezët është një mision i vështirë për një rezultat pozitiv.