Zvicra të mërkurën pësoi 3:0 nga Italia në xhiron e dytë, ndërsa në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 me Uellsin.
Pas dy xhirove Zvicra zë vendin e tretë në grup me 1 pikë, ndërsa Italia me gjashtë pikë ka siguruar kualifikimin tutje. Zvicra përballet me Turqinë më 20 qershor me fillim nga ora 18:00.
“Tash jemi pak në presion dhe duhet të fitojmë ndeshjen e fundit. Duhet të mundohemi të krijojmë edhe më tepër raste”, ka thënë Shaqiri përcjell “Blick”.