Italia ka shënuar fitore të pastër ndaj Zvicrës, 3:0.
Golin e parë e ka shënuar Manuel Locatelli në minutën e 26-të, shkruan albinfo.ch.
Ai shënoi pas një asistimi perfekt nga Berardi, shok skuadre në Sassuolo. Azzurrët shënuan edhe në minutën e 19-të, por goli i Chiellinit u anulua, pasi preku me dorë.
Golin e dytë e realizoi sërish mesfushori Locatelli, në minutën e 50-të. Ai shënoi me një gjuajtje të saktë pas asistimit nga Barella.
Golin e tretë dhe e vulosi fitoren Immobile, me një gol të bukur në minutën e 89-të.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e nisën ndeshjen nga fillimi. Xhaka luajti 90 minuta, kurse Shaqiri 77.
Italia kishte mundur edhe Turqinë 3:0, kurse Zvicra kishte barazuar ndaj Uellsit 1:1. Në ndeshjet e ardhshme takohen Zvicër-Turqi dhe Uellsi-Italia. Italia u kualifikua tutje me 6 pike.