Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se as kjo instancë gjyqësore nuk mund ta arsyetojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, andaj e ka konsideruar të paligjshme.
Hasani, nëpërmjet një lidhjeje telefonike në ‘Pressing’ në T7, e ka cilësuar si “shkelje të pastër kushtetuese” vendimin e presidentes Osmani për Dakën.
“Është shkelje e pastër kushtetuese. Parametri kushtetues është Kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ-së mund të bëhet nga presidentja, siç e ka bërë presidentja e Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera ai, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, për arsyetimin e Presidencës për shkarkimin e Dakës, njohësi i çështjeve dhe juridike ka thënë se është përdorur gjuhë joprofesionale.