Austria ka mundur 3:1 Maqedoninë Veriore, duke i prishur festën e debutimit.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Lainer në minutën e 18-të, duke kaluar austriakët në epërsi.
Në minutën e 26-të, Goran Pandev barazoi shifrat, duke shënuar golin e parë në një Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe duke hyrë në histori, shkruan albinfo.ch.
Por, Gregoritsch kaloi austriakët sërish në epërsi në minutën e 78-të, pas një asistimi nga David Alaba.
Fitoren e vulosi Marko Arnautoviq me një gol në minutën e 90-të.
Te Maqedonia e Veriut nga fillimi ishin katër futbollistë shqiptarë: Alioski, Musliu, Bardhi dhe Ademi, derisa në pjesën e dytë hyri edhe Bejtullai.