Skip to content

Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington më 15 korrik, në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vjetësh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës. Njoftimi u bë të premten, në ditën e parë të takimit […]

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington më 15 korrik, në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vjetësh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Njoftimi u bë të premten, në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë, ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndaj kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e Partisë së saj Demokristiane.