UEFA ka bërë të ditur se ndeshja e ndërprerë ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës do të fillojë nga ora 20:30.
Takimi do të vazhdojë në katër minutat e fundit të pjesës së parë dhe do të ketë pesë minuta shtesë në pjesën e parë, shkruan albinfo.ch.
UEFA i dëshiron shërim të shpejtë Christian Eriksen. Gjendja e tij është stabile dhe po trajtojet në spital për teste të mëtejshme.
Edhe babai i futbollistit ka njoftuar se Eriksen është zgjuar dhe ka folur.