Është ndërprerë ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës, në minutën e 43-të, kur rezultati ishte pa gola.
Në minutën e 43-të, Christian Eriksen bie pa ndjenja në fushë. Ndërhyjnë urgjentisht mjekët e Danimarkës. Futbollistët duken të tramatizuar nga kjo gjendje.
Mjekët i bënë masazh kardiak futbollistit të Interit, përcjell albinfo.ch.
Takimi u ndërpre dhe të gjithë sytë janë të Eriksen, nëse do të shpëtojë nga kjo ngjarje drithëruese në Kampionatin Evropian.