Uellsi dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të tyre në Grupin A të Kampionatit Evropian.
Faqja “SofaScore” ka publikuar notat e lojtarëve pas ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
Granit Xhaka ka marrë notën 6.7, kurse Xherdan Shaqiri 7.4 te Zvicra, kurse më i miri ishte Emboli me 8.2, i cili shënoi golin e vetëm për Natin, me asistimin e Xherdan Shaqirit.
Te Uellsi më i miri ishte Moore, i cili shënoi golin e barazimit. Ai u nota me 7.3.

