Shumica e produkteve zvicerane shiten me etiketim në gjuhën gjermane dhe për këtë ka ankesa të shumta edhe nga konsumatorët.
Gjithnjë e më shumë produkte kozmetike dhe ushqimore të shitura në Zvicër rendisin përbërësit e tyre dhe informacione të tjera të detyrueshme vetëm në njërën nga gjuhët kombëtare, në atë gjermanisht, transmeton albinfo.ch.
Kjo për shkak se legjislacioni që kërkon etiketimin e produktit në tri gjuhë kombëtare u shfuqizua dhe rregulloret e reja hynë në fuqi në maj të këtij viti.
Qëllimi është të lehtësohen importet nga Bashkimi Evropian.
“Ky fenomen i bezdis konsumatorët frëngjishtfolës, sepse ata nuk ndihen të njohur” në vendin e tyre, sipas Federatës Franceze të Konsumatorëve.
Organizata dëshiron që produktet të etiketohen në gjuhën e rajonit në të cilin shiten, pavarësisht se ku prodhohen. /Albinfo.ch