Për herë të parë është realizuar fluturimi me aeroplan nga kryeqyteti finlandez Helsinki për në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, e cila është shprehur se se kjo do të jetë linjë e rregullt e fluturimeve.
“Destinacioni i Helsinkit do të jetë linjë e rregullt dhe do të shërbejë dy herë në javë: Të martave dhe të premteve”, ka thënë ajo.
Gara në rrjetin social Facebook sot ka shkruar se kjo linjë është bërë për t’i ofruar zgjidhje diasporës.
“Kjo mundësi e re është krijuar që t’u japim zgjidhje bashkatdhetarëve tanë për një mënyrë më të shpejtë të udhëtimit për në atdhe”, ka shkruar ajo.