Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli, ka konfirmuar largimin nga skuadra e Zurich-ut.
Kololli përmes një postimi në faqen zyrtare ka falënderuar tifozët, trajnerin dhe klubin për mbështetjen.
Benjamin Kololli që tre vjee është pjesë e gjigantit zviceran.
Në këto 3 vjet, Kololli ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit. Ai po kërkon që të transferohet te një ekip më i madh.