Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 491 raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch. Kjo e vendos mesataren e 7 ditëve në 643 ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 110.37, ndërsa shkalla mesatare pozitive 7 ditore, 3.2 për qind.
Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7 ditore është 24,173 teste në ditë, që është 7 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG ka raportuar 3 raste të reja të vdekjes ndërsa mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur në ditë, gjegjësisht 57 për qind më e ulët se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 423 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 25 për qind më pak se në javën e kaluar.