Kosova ka fituar miqësoren ndaj Maltës me rezultat 2:1, ndeshje që u zhvillua në Austri.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Milot Rashica në minutën e 19-të, pas një aksioni mjaft të bukur të Dardanëve.
Maltezët barazuan në fund të pjesës së parë me autor Dimech.
Por, në minutën e 84-të, Rashica shënoi sërish pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare.